Vatikani nxjer monedhën me portretin e Nënës Terezë

Në 6 vjetorin e shenjtërimit të Nënës Terezë, Vatikani zgjodhi të kujtojë shenjtoren nga Shkupi me një monedhë të veçantë.

Monedha vlen 2 euro dhe mban një portret të Nënës Terezë që mban fëmijë nga India, i punuar nga artistja Orietta Rossi.

Ky imazh përshkruan gjithë dashurinë dhe përkushtimin që Nënë Tereza ofroi për të lehtësuar vuajtjet e “më të varfërve të të varfërve”.