Vizita e Presidentes së Indisë, Droupadi Murmu
Sot, Institucioni Kombëtar Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës u vizitua nga Presidentja e Indisë, Droupadi Murmu. Ajo u prit nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Ipeshkvi i Shkupit dhe Eparku i Dioqezës Strumicë–Shkup, Kiro Stojanov, si dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Institucionit Kombëtar Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës, Sonja Kuzmanovska.
Nëpër ekspozitën muzeore, mysafirët u udhëhoqën nga Andrijana Jelić, e cila u prezantoi jetën, veprën dhe misionin humanitar të Nënë Terezës.










