Zhivko Popovski Cvetin në vizitë te IN Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës

Me 23 nëntor hapësirat tona i vizitoi piktori dhe humanisti i njohur në mbarë botën z. Zhivko Popovski Cvetin, i cili deri tani ka dhuruar mbi 60.000 lule për paqë dhe ka organizuar mbi 300 ekspozita në vendin tonë dhe jashtë vendit. Ai është i njohur edhe me atë që ka pranuar letër nga Nëna Terezë, në mars të vitit 1984, dhe këtë letër ne e kemi të ekspozuar në galeri. E priti drejtori Naser Curri me të cilin biseduan për ide, plane dhe për një bashkëpunim profesional për në të ardhmen.